Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia e Tripolit në Greqi pas një hetimi disamujor. Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë nga 39 deri në 45 vjeç, banues në Athinë dhe dy grekë, 62 dhe 64 vjeç.
Grupi kriminal vepronte prej prillit të këtij viti duke trafikuar drogë në Athinë dhe Arkadia nën drejtimin e një shqiptari 45-vjeçar. Grupi kishte kultivuar drogë në një plantacion në Gortynia dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin.
Policia gjatë operacionit ka sekuestruar 169 kg kanabis, 4 automjete, 8 celularë, 3 peshore, 15 mijë euro, 1 pistoletë revolver, 3 fishekë dhe sende të tjera. Deri tani besohet ky grup ka siguruar mbi 600 mijë euro nga shitja e kanabisit.