Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBerisha në TV grek: Belerit iu ngrit kurth nga policia

Berisha në TV grek: Belerit iu ngrit kurth nga policia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen Beleri. Në një intervistë për televizionin grek SKAI, Berisha ka thënë se aktakuza ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitari mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativën e blerjes së votave është paguar 7 mijë euro për shërbimet e tij.

“E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë. Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka marrë para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro” – ka thënë Berisha.

Berisha shprehet se ka prova që shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor të akuzës ndaj Fredi Belerit është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

“Më është dhënë (informacioni) në mënyrë shumë konfidenciale, por duke qenë se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme, shpall publikisht në Shqipëri dhe kudo se ky është një veprim shumë i trishtuar dhe i paligjshëm” – thotë Berisha.

Berisha ka bërë akuza edhe ndaj kreut të policisë.

“Ai i kërkoi provokatorit të organizonte planin. Nuk mund ta toleroja këtë praktikë. Informacioni i saktë për shpërblimin e tij më ka mbërritur vetëm dy ditë para se ta zbuloja atë” – thotë Berisha. Ai e quan Belerin “të burgosur politik” dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME