Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani së bashku me 10 prokurorë dhe oficerë të BKH-së janë nisur në Washington në kuadër të trajnimeve. Pritet që gjatë takimit të kenë takime dhe me kolegët amerikanë të FBI-së.
Në axhendë parashikohen dhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme amerikane dhe Departamentit të Drejtësisë.
Organizatorët amerikanë dhe SPAK nuk kanë dashur t’i japin bujë kësaj vizite, por më shumë se një vizitë pune kjo konsiderohet një vizitë e konfirmimit të mbështetjes absolute që SPAK merr nga SHBA.