Lawson goditi sërish, dhe radhën këtë herë e kishte shqiptari Ledio Ibrahimi, i cili u rrëmbye me pretendimin se do pinin kanabis së bashku. Ai e çoi atë në një banesë në qytet dhe e futi në ujë, e rrahu dhe e kërcënoi me armë dhe thika. Ibrahimi u gjet me lidhëse kabllosh në kyçet e dorës “duke u tundur dhe duke qarë”.
Drejtuesi i një bande të krimit të organizuar që rrëmbeu dhe torturonte viktimat e tij në këmbim të parave dhe bizhuterive të shtrenjta është dënuar me 25 vjet burg. Mediat e huaja raportojnë se banda prej 9 antarësht i joshte viktimat me kanabis, por ajo që i priste më pas ishte e tmerrshme.
Një nga viktimat e 27-vjeçarit Fortune Lawson, Mohamed Saroya, u rrëmbye jashtë shtëpisë së tij në Londër në nëntor 2018 pasi u pa me një orë Rolex në dorë në një foto në rrjetin social “Snapchat”. Lawson e joshi Saroyan duke i ofruar kanabis. Viktima u torturua për tetë orë, duke përfshirë goditjet me thikë dhe djegie në bark me ujit të nxehtë.
Saroya u detyrua të lajmëronte anëtarët e familjes për të dorëzuar te banda paratë dhe “Rolexin” përpara se të lirohej. Mësohet se më pas ai u gjet nga kushëriri dhe vëllai i tij afër stacionit hekurudhor Kenton. Ai nuk mundi të hipte në makinë për shkak të lëndimeve të tij “të tmerrshme” dhe u dërgua në spital, ku kaloi pesë ditë duke u trajtuar për lëndime, duke përfshirë plagë me thikë në krah dhe shpinë, djegie në kofshë, krah dhe prerje, mavijosje, dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni tre muaj më vonë.
Në dhjetor 2020, Lawson goditi sërish, dhe radhën këtë herë e kishte shqiptari Ledio Ibrahimi, i cili u rrëmbye me pretendimin se do pinin kanabis së bashku. Ai e çoi atë në një banesë në qytet dhe pasi e torturoi në ujë, e rrahu dhe e kërcënoi me armë dhe thika. Ibrahimi u detyrua të telefononte një mik për të rregulluar dorëzimin e 50,000 paund, por miku thirri policinë e Uellsit të Jugut për të raportuar një “situatë për jetë a vdekje” dhe pa e ditur, rrëmbyesit, negociatorët po monitoronin telefonatat. Viiktima u dërgua në një banesë tjetër në Hertfordshire, ku u gjet me lidhëse kabllosh në kyçet e dorës “duke u tundur dhe duke qarë”.
Policia arriti të zbulonte vendodhjen dhe në banesën ku u gjet Ibrahimin, identifikoi një viktimë tjetër, Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte sulmuar vazhdimisht.
Tetë anëtarët e tjerë të bandës, të gjithë të përfshirë në të paktën një deri në tre herë në rrëmbime dhe komplote u dënuan gjithashtu nga e njëjta gjykatë. Davood Assadpour, 33 vjeç dhe Micaiah Marley, 30 vjeç, u burgosën me 15 vjet; 27 -vjeçarët Arnold Fumemeya dhe Alexis Mutesa me 13 vjet; Gideon Lawson, 24 vjeç, me 12 vjet burg; Ahmed Omar, 29 vjeç, me 9 vjet; Stephen Isaac, 66 vjeç, me 6 vjet.
Mes të arrestuarve bën pjesë edhe një shqiptar, Denis Delishaj, 34 vjeç, i cili u dënua me 8 vjet burg. Delishaj luajti një “rol të rëndësishëm” në shantazhimin e Ledio Ibrahimit. Ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit apo torturës, por ishte “në anën tjetër të telefonit” dhe teksa ndodhte dhuna përkthente fjalët e viktimës kundrejt shpërblimit.