Sinoptikani i ”MeteoAlb”, Hakil Osmani flet sa i takon situatës së motit në 24 orët e ardhshme. “Momentalisht kemi një stopim të reshjeve, janë reshje në sasi shumë të pakta ato që po bien”, u shpreh Osmani.
“Thuajse gjithë Ultësira Perëndimore ka përjetuar reshje me sasi të larta dhe stuhi të forta ere, sidomos në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Durrës apo kryeqytet. Pritet që gjatë gjithë 24 orëshit, të kemi reshje të konsiderueshme, do ketë zona që do shkojë dhe në 150 mm, por pjesa më e madhe e territorit shqiptar do jetë nga 55-90 mm”.