Fier – Gjykata Fier do të kryej verifikimin e masës së sigurisë për Elmir Tufën pasi dyshohet se ekzekutoi Shkëlzen Kastratin në Fier.
Mëngjesin e kësaj të diele në orën 10:00 është vendosur verifikimi i masës së sigurimit të shtetasit Elmir Tufa, i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, në gjykatën e shkallës parë të rrethit gjyqësor Fier.
Ngjarja në fjalë për vrasjen e Shkëlzen Kastratit ka ndodhur në datën 1 shkurt të vitit 2021 në rrethrrotullimin në “Sheq i Madh”, sapo kalon urën mbi lumin Gjanica. Autorët janë larguar me një automjet pergjat rrugës “Skënderbeu” e më pas dolën në bye passin Mbrostar – Levan në afërsi të spitalit turk Memorial ku dogjën dhe automjetin që kryen vrasjen. Më pas u larguan me një tjetër automjet që po i priste në atë vënd në drejtim të Lushnjes