Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e Shkelzen Kastratit, lihet me masën arrest me burg i dyshuari...

Vrasja e Shkelzen Kastratit, lihet me masën arrest me burg i dyshuari Elmir Tufa, nën hetim dhe avokati i tij mbrojtës

Fier – Gjykata e shkalles se pare te rrethit gjyqesor Fier , ka lene ne fuqi masen e sigurise “ arrest me burg” per Elmir Tufen, i akuzuar per vrasjen e Shkelzen Kastratit ne 1 shkurt te vitit 2021. 31- vjecari është paraqitur në gjykatë mengjesin e kesaj te diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur verifikimi i masës se sigurimit.

Gjyqtare e çështjes është caktuar Miranda Nakaj, ndërkohë që prokuror eshte Dorian Teliti.
Pasi kanë dëgjuar palët si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e mases se sigurise “ arrest me burg” per Elmir Tufen.

Gjate seances personi nen hetim dhe avokati i tij Artan Kukeli pretenduan se diten e ngjarjes kane qene ne gjykaten e Krujes ne nje gjykim zevendesim mase sigurimi te nje kusheriri te tij dhe pretendonin se kushin pamje filmike per kete fakt, duke perseritur edhe nje here mosperfshirjen ne vrasjen e biznesmenit 42- vjecar.

Nderkohe mbi te rendojne veprat penale “ Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim, “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve shperthyese dhe i municionit”

Personi nen hetim dhe avokati i tij pretenduan se diten e ngjarjes kane qene ne Gjykaten e Krujes ne nje gjykim zevendesim mase sigurimi te nje kushuriri te tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike per kete fakt

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME