Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShega ose "bomba" e vjeshtës. Katër sëmundjet që lufton konsumimi i saj...

Shega ose “bomba” e vjeshtës. Katër sëmundjet që lufton konsumimi i saj çdo ditë

Shega (punica granatum) i përket familjes Punicaceae. Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majhoshe, e mjaft e njohur si simbol pjellorie dhe fati të mbarë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë.

Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Shega kryesisht ka madhësi të një portokalli apo grejpfruti. Ka formë ovale dhe lëvore ngjyrë të kuqërremtë.

Shkenca po merret me zbulimin e sekreteve të shegës: hulumtohen përbërësit nutritivë dhe shërues të frutës, lëngut, madje edhe vajit i cili merret nga farat. Gjithashtu, shega kohë më parë është shpallur “kampione” midis pemëve dhe sërish është gjendur në qendër të vëmendjes, jo vetëm për shkak të shijes të mirë të thartë e deri te shija e ëmbël, por për shkak të kontributit të saj në ruajtjen e shëndetit

Një shegë mesatare përmban 72
kalori, 1.5 gram proteina, një gram yndyrë, 16 gram karbohidrate dhe 3.5 gram fibra

Ajo vepron si një antioksidues

Topat e ëmbël të vegjël, të cilët gjenden në shegë, jo vetëm që pěrmbajnë vitaminë C, por janë gjithashtu të pasura me substanca
tẽ tjera të rẽndësishme

Acidi punik, një antioksidues që gjendet në shegë dhe disa ushqime të tjera, mund të jetě i dobishěm në trajtimin e obezitetit, diabetit dhe sindromës metabolike

Sipas një studimi të vitit 2014, potenciali antioksidues i lëngut të shegës është më i madh se ai i verës së kuqe

Mund të ndihmojë në luftimin e kancerit

Njerëzit që ndjekin një dietë të pasur me fruta dhe perime kanë një rrezik të reduktuar të zhvillimit te kancerit.

Hulumtimet tregojnë se shega dhe lëngu i saj potencialisht mund të parandalojnë rritjen e qelizave të kancerit në prostatë, gji, mushkëri,
zorrë dhe lëkurë

Është e shëndetshme për zemrën

Antioksiduesit në shegë parandalojnë akumulimin e depozitave yndyrore rreth arterieve. Ky grumbullim mund të çojë në sulm në zemër dhe probleme të tjera të zemrës. Shega gjithashtu punon pěr të ulur presionin e gjakut, dhe farat e saj përmbajnë një sasi të mirë të fibrave që ulin kolesterolin

Permirëson koagulimin e gjakut

Gjysmë filxhani me fara shege siguron pothuajse 20 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës K. Ky mikronutrient i tretshëm në yndyrë mban gjakun në një gjendje të koagulimit të duhur.
Me fjalë të tjera, kur lëndoni veten, trupi juaj mund të shěrojë plagët më shpejt.

POSTIME TË NGJASHME

Mjalt apo sheqer?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME