Pothuajse të gjithë ne e kemi ndjerë këtë ndjenjë të pakëndshme me barkun e fryrë që të bën të mos ndihesh mirë me veten. Sidomos tani që ka ardhur vera, fryrja është e bezdisshme jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë. Sa herë jeni ndjerë keq kur keni shkuar në plazh?
Megjithatë, nëse dëshironi që të shmangni fryrjen e barkut gjatë muajve të verës, duhet të shmangni disa ushqime sidomos para plazhit. Këto janë disa nga frutat që shkaktojnë fryrje.
Molla
Është e pasur me antioksidantë por edhe me fruktozë. Kjo është arsyeja pse mollët janë të vështira për t’u tretur nga trupi. Për të mos ju shkaktuar fryrje, hani gjysmë molle.
Dardha
Dardha përmban fibra dhe pektinë që shkakton ngopje, është diuretik dhe ndihmon në uljen e kolesterolit. Megjithatë, dardhat përmbajnë edhe sorbitol, i cili në sasi të mëdha mund të shkaktojë fryrje.
Qershitë, rrushi, mango dhe ananasi
Këto fruta përmbajnë sheqer që tretet vështirë nga trupi dhe shkaktojnë fryrje. Nëse doni t’i konsumoni, është mirë t’i përtypni mjaftueshëm. /abcnews.al