Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBllokohen 270 ton oriz në Portin e Durrësit, AKU: Të dëmshme për...

Bllokohen 270 ton oriz në Portin e Durrësit, AKU: Të dëmshme për konsumatorin

Ditën e sotme janë bllokuar 270 ton oriz në Portin e Durrësit, i cili dyshohet se importohej nga Vietnami. Malli u bllokua, pas konstatimit të AKU-së pasi ishte i mbushur me larva, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.

Orizi i vendosur në 15 kontenjerë është marrë për analizë nga Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit. Pas analizave është konstatuar se dërgesa ka qenë e dëmshme për konsumatorin.

Kompania ka pretendimet e saj se larvën mund ta hiqte nëpërmjet pastrimit, e më pas do ta hidhin në treg. Ky version nuk është pranuar nga AKU, i cili ka dhënë udhër që 15 kontejnierët të sekuestrohen deri në kryerjen e të gjitha analizave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME