Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShtohen shqiptarët që lënë shtetësinë, dyfishohen të huajt me pasaportë shqiptare

Shtohen shqiptarët që lënë shtetësinë, dyfishohen të huajt me pasaportë shqiptare

Të heqësh dorë nga shtetësia për një pasaportë të një vendi tjetër, janë dhe disa nga kushtet që shumë shtete europiane kanë. Me këtë fenomen po përballen më shumë shqiptarë kryesisht forcat e punës të cilët kanë emigruar për një jetesë më të mirë.

Në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në 9 muajt e parë të vitit 692 shqiptarë lanë shtetësinë, 189 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Mosha më të shumta që morën këtë vendim në pjesën e parë të vitit janë të rinjtë, por dhe forcat e punës të moshave nga 20 vjeç deri në 49 vjeç.

“Të paktë janë shtetet të cilat të lejojnë dy nënshtetësinë. Normalisht shteti i cili të pret pretendon që të lini shtetësinë tuaj e të përfitoni atë të vendit ku jetoni. Marrja e nënshtetësinë është një procedurë e tejzgjatur dhe personat e kualifikuar kanë përparësi. Mund të shkoj ky proces deri në 7-8 vjet”, tha Rafael Todhe, jurist në Gjermani.

Një sërë lehtësirash i detyrojnë shqiptarët të braktisin nënshtetësinë e tyre. “Nuk përfitojnë nga shumë përparësi që shtetet japin. Nëse e marrin atë janë shtetas europian dhe përfitojnë së pari lëvizjen e lirë, ndryshimin e vendbanimit.

“Pjesa më e madhe që i shtynë janë 3 indikatorë një punë më e mirë arsim më i mirë shëndetësi më e mirë”, tha Eldisa Cirogu, studiuese e emigracionit.

Lënien e nënshtetësisë studiuesit e emigracionit e konsiderojnë si një vulë të moskthimit të shqiptarëve në atdhe duke sjellë kështu pasoja negative për Shqipërinë.

“Shumë vende të bashkimit europian nuk e lejojnë dyshtetësinë, ndër to gjermania, Austria, Holanda, Spanja nuk e lejojnë. Shtete ku flukset e emigrimit të shqiptarëve janë më të mëdha.

Përveç tkurrjes ekonomike, forca e madhe e punës largohet, nga na tjetër ne perceptojmë një tkurrje demografike, plakje më e shpejtë e popullsisë sonë.”

Nga ana tjetër në rritje janë kërkesat e të huajve për fitimin e shtetësisë shqiptare. Ky numër është dyfishuar në 2023 duke arritur në 1 mijë e 126 shtetas deri në shtator.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME