Presidenti Meta: Se cfare thote Berisha per dekretin per Begaj, eshte e drejte e tij. Nese ka njeri ne kete toke me koherent ne mbrojtje te Kushtetutes, me falni per modestine, por ai eshte Ilir Meta.
Presidenti Meta: Procedura e ndjekur ka qene e qarte dhe plotesisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutes.
Presidenti Meta: Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dergua elektronikisht ne Tirane. Cdo veprim i imi ka qene ne perputhje me Kushtetuten dhe ne perputhje me ligjin. Ne planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem.
Presidenti Meta: Vendodhja ime fizike nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që unë ka respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.
Presidenti Meta: Unë i plotësova një dëshirë një individi (z.Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situata.