Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIlir Meta: Progresraporti i KE tregon gjendjen kritike të kapjes së shtetit

Ilir Meta: Progresraporti i KE tregon gjendjen kritike të kapjes së shtetit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku flet për progres-raportin e fundit të Këshillit të Evropës për Shqipërinë.

Meta thotë se ky konstatim i KE, tregon gjendjen kritik të kapjes së shtetit. Ai shton se nismat e opozitës po mbahen të bllokuara në parlament, përfshirë edhe ato të Partisë së Lirisë.

Kreu i PL, shton se qeveria nuk është fare e impenjuar për procesin e integrimit të vendit në BE, por i intereson vetëm pushteti i saj.

“Ky konstatim i KE, tregon gjendjen kritike te kapjes se shtetit. Partia e Lirisë përmes deputetëve te saj ka depozituar ne parlament projektligjin që do të përfshinte deputetët dhe do të krijonte një klimë optimale. Ky projektligj mbahet i bllokuar. Qeveria i keqpërdor institucionet.

Qeveria shqiptare nuk shihet si një qeverisje që ka angazhimin e duhur për procesin e integrimit në BE. Ajo tregon se ky është një proces i parëndësishme për të.

Progres-raporti thekson që korrupsioni është në nivele të larta dhe institucionet janë nën nivelin mesatar për ta luftuar.

Një nga faqet me problematike ka të bëjmë me lirinë e shprehjes, ka një përparim i kufizuar. Ai konstaton se ndërthuarja e interesave të biznesit dhe politikës, vazhduan të pengojnë median.

Raporti thekson se parlamenti duhet të reformojë kodin zgjedhor”, tha ndër të tjera Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME