Fier – Në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ndodhet një shtetas që nuk mban mend emrin e tij dhe as adresën e banimit. Ky shtetas është gjetur i vetëm, në lagjen “1 Maji”, Fier, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.
Shtetasi është rreth 80 vjeç, rreth 165 cm dhe mban të veshura, një xhiboks blu dhe pantallona ngjyrë kafe.
Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier ose të telefonojnë në numrat 112 / 0694110223