Shqipëria është zyrtarisht në Europianin e “Gjermani 2024”, për herë të dytë në historinë e saj. Strategu Sylvinho me një punë heroike dhe me një grup futbollistësh të jashtëzakonshëm kanë bërë në rrugëtim shumë të mirë, duek siguruar kualifikimin edhe pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Moldavisë.
Nuk ishte aspak një duel i thjeshtë, ashtu siç edhe ishte parashikuar. Goli i vetëm do të vinte në minutën e 25-të, teksa Seferi fitoi një penallti pas një faulli në zonë. Nga pika e bardhë Cikalleshi e dërgon topin në rrjetë duke gëzuar 2 mijë tifozët e pranishëm në Kishiniev.
Vendasit kërkuan me ngulm barazimin në pjesën e dytë, ndërkohë që Shqipëria ju afrua shumë golit të dytë me Seferin, që u ndal dhe nga traversa. Në fundin e ndeshjes, kuqezinjtë u befasuan nga një gol i Baboglo, i cili përfitoi nga hezitimi i mbrojtjes sonë. Tashmë mbetet edhe sfida e fundit, me Ishujt Faroe, e cila do të luhet më 20 nëntor në “Air Albania” dhe ku festa do të jetë spektakolare. Gjermania dhe Berlini kanë hapur dyert për kuqezinjtë tanë.
MOLDAVI-SHQIPËRI 1-1
1’ Starton ndeshja në Moldavi
7’ Aksion i rrezikshëm nga Jasir Asani në krahun e djathtë, por topi nuk arrin të shkojë te Ramadani, që nuk besoi shumë në arritjen e tij.
23’ Ismajli devijon me kokë një goditje nga këndi, por për fatin e tij të keq koordinimi nuk është i duhuri dhe topi shkon jashtë
24’ Shqipëria fiton një 11-metërsh pas një faulli ndaj Taulant Seferit.
25’ GOOOOL – Cikalleshi bën detyrën nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në rrjetë.
41’ Nedim Bajrami i afrohet shumë golit të dytë me një goditje nga distanca, por portieri vendas e ndal në dy kohë më shumë vështirësi.
47’ Taulant Seferi provon me një goditje të fortë nga distanca, por goditja shkon shumë jashtë kuadratit.
55’ Berisha shpëton kombëtaren tonë nga goli i barazimit pasi ndal Nicolaescu-n me një goditje nga distanca të rrezikshme nga ky i fundit.
73’ Seferi është i pafatë, pasi goditje e tij nga një pozicion i prirët ndalet nga portieri dhe traversa.
87’ Moldavia gjen golin e barazimit me Baboglo që shfrytëzon gabimin në vendosje të mbrojtjes sonë./ KohaJonë