Shqipëria është realiteti i ri i futbollit europian. Pas kualifikimit të ekipit kuqezi për në Euro 2024, pas atij barazimi 1-1 në Moldavi, mediat ndërkombëtare i kanë jehonë kësaj arritje.
“Shqipëria në Kampionatin Evropian, pas 8 vitesh. Në Moldavi vjen pika e nevojshme”,– shkruan Tuttomercatoweb.
“Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 me barazimin në Moldavi”,-është titulli i Reuters.
“Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 në grupin e Çekisë dhe Polonisë, pas barazimit me Moldavinë”,-shkruan Washington Post.
🇦🇱 Albania qualify for #EURO2024 👏 pic.twitter.com/RXLClcPTCT
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 17, 2023