Sunday, November 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama mbledh Kongresin e PS në 8 dhjetor/ Demokratët: Provokim!

Rama mbledh Kongresin e PS në 8 dhjetor/ Demokratët: Provokim!

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë Kongresin e Partisë Socialiste në 8 dhjetor, ditën e Lëvizjes Studentore. Kongresi i socialistëve ishte parashikuar të mbahej në 4 nëntor, por u shty nga Rama i cili kërkoi angazhimin e deputetëve në diskutimet e buxhetit.

Lajmin e konfirmoi nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj gjatë një interviste në Klan News. Felaj foli edhe lidhur me aksionin e SPAK në politikë dhe botën e krimit ku tha se secili duhet të mos bëjë gabime gjatë punës së tij që e çojnë para prokurorisë dhe gjykatës.

“Kongresi do të mbahet me 8 Dhjetor në sallën e Pallatit të Kongreseve. Nuk di pse duhet të ndryshojë diçka në Partinë Socialiste për shkak që anëtarë të Partisë Socialiste, apo simpatizantë, apo kushdo qoftë ka të bëjë në një moment të caktuar me prokurorinë dhe gjykatën” – tha Felaj.

Për këtë vendim të Ramës ka reaguar Sekretari për Diasporën i PD-së, Indrit Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale Hoxha shkruan se përveç simboleve, logos, tashmë Rama do t’i “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin, e cila është dita e rinisë që shënoi fillimin e rrëzimit të diktaturës komuniste.

“Me 8 dhjetor Rama mbledh kongresin e PS. Përveç simboleve, logos, tashmë Rama do t’i “gllabërojë” PD edhe 8 dhjetorin, ditën e rinisë që shënoi fillimin e rrëzimit te diktaturës komuniste!”, – shkruan Hoxha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME