Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama: Të përshpejtohen procedurat për ngritjen e bazës detare të NATO-s në...

Rama: Të përshpejtohen procedurat për ngritjen e bazës detare të NATO-s në Porto Romano

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën që po mbahet pas takimit me liderët e vendeve anëtare të NATO-s të Evropës Juglindore, kërkon përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s në Porto Romano. Ai theksoi se Shqipëria është gati të bashkëfinancojë në këtë projekt.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.

Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është struar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura.”, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME