Për shkak të motit të keq afro 300 automjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Murriz prej orësh. Mbas ngritjes së alarmit për situatën ka ardhur edhe reagimi i policisë. Blutë i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që janë bllokuar të afrohen pranë makinave, pasi për pak minuta do të nisë të hapet rruga.
Sipas policisë, borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës, ku prej orës 14:00, më shumë se 300 qytetarë kanë mbetur të bllokuar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Kjo thirrje erdhi pasi drejtuesit e mjeteve braktisën makinat për shkak të temperaturave të ulëta, duke u strehuar përkohësisht në lokalet e zonës.