Së fundmi një media braziliane ka ‘shigjetuar’ sulmuesin argjentinas Leo Messi.
Sipas shkrimit, thuhet se Messi po përjeton një krizë në marrëdhënien e tij me bashkëshorten e tij Antonella Roccuzzo. Madje, raportohet se çifti është drejt ndarjes dhe kjo për shkak të tradhtisë nga ana e Messit.
Pra, siç zbulon “Directo do Miolo”, pas 15 vitesh martesë, superylli argjentinas ka tradhtuar gruan dhe nënën e tre fëmijëve të tij, me një gazetare të njohur që mbulon kombëtaren e Argjentinës.
Gruaja me të cilën Messi ka tradhtuar është Sophie Martines, e cila ka foto dhe video me Messin në Instagramin e saj. Nuk dihet nëse ky lajm është për të shkaktuar trazira po diçka e vërtetë qëndron në këtë mes.