Kanë mbetur edhe 90 minuta deri në përfundimin e fazës së grupeve të Champions League 2023/24. Para fillimit të ndeshjeve, në datat 12 dhe 13 dhjetor, tashmë janë kualifikuar 12 skuadra. Për të tjerët do të vendosin ndeshjet e fundit, që do të ndajnë edhe cështjen e kokave të grupeve. Ja panorama e plotë dhe ajo hipotetike në Champions.
GRUPI A
I kualifikuar në 1/8: Bayern
Vendi i parë: Bayern (13 pikë)
Vendi i dytë: të gjitha ekipet e tjera kanë një shans. Nëse ka një fitues mes Copenhagen (5 pikë) dhe Galatasaray (5), ai do të jetë i dyti. Në rast barazimi, Manchester United (4) mund të përparojë duke mposhtur Bayern. Nëse Djajtë e Kuq nuk fitojnë dhe ndeshja tjetër përfundon në barazim, Copenhagen do të avancojë.
Vendi i tretë: të gjitha të mundshme, përveç Bayern
Ndeshjet e fundit të raundit (12 dhjetor, ora 21:00): Manchester United-Bayern, Copenhagen-Galatasaray.
GRUPI B
Kualifikohen për në 1/8: Arsenali dhe PSV
Vendi i parë: Arsenal (12 pikë)
Vendi i dytë: PSV (8 pikë)
Vendi i tretë: Lens (5 pikë) ose Sevilla (2) me favoritët francezë që kanë dy rezultate nga tre të disponueshme në përballjen direkte.
Ndeshjet e fundit të raundit (12 dhjetor, ora 18:45): Lens-Seville dhe PSV-Arsenal.
GRUPI C
Kualifikohet në fazën e 1/8: Real Madrid
Vendi i parë: Real Madrid (15 pikë)
Vendi i dytë: Napoli (7) ose Braga (4). Të kaltrit janë shumë favoritë, sepse për të kapërcyer skuadrën e Mazzarri, portugezët duhet të fitojë në Maradona me dy gola diferencë.
Vendi i tretë: Napoli, Braga ose Union Berlin (2). Për të kapërcyer Bragën, gjermanët duhet të fitojnë kundër Real Madrid dhe të shpresojnë që Napoli të mundë Bragën.
Ndeshjet e fundit të raundit (12 dhjetor, ora 21:00): Napoli-Braga, Union Berlin-Real Madrid.
GRUPI D
Të kualifikuar në 1/8: Real Sociedad dhe Inter
Vendi i parë: Garojnë Real Sociedad (11 pikë) dhe Inter (11). Zikaltrit mund të arrijnë objektivin e tyre duke mposhtur spanjollët në San Siro. Me çdo rezultat tjetër ata do të ishin të dytët.
Vendi i dytë: ai mes Inter dhe Real Sociedad
Vendi i tretë: Salzburg (4 pikë) ose Benfica (1). Për t’u kualifikuar në play-off të Europa League, portugezët duhet të fitojë ndeshjen direkte në Austri 3-0.
Ndeshjet e fundit të raundit (12 dhjetor, ora 21:00): Inter-Real Sociedad dhe Salzburg-Benfica.
GRUPI E
Të kualifikuar në 1/8: Atletico Madrid dhe Lazio
Vendi i parë: Atletico Madrid (11 pikë) dhe Lazio (10) janë në garë dhe do të sfidohen më 13 dhjetor në Civitas Metropolitano në Madrid. Spanjollët kanë dy nga tre rezultate në favor të tyre. Lazio duhet të fitojë për t’i kaluar.
Vendi i dytë: ai mes Atletico Madrid dhe Lazio
Vendi i tretë: Feyenoord (6 pikë) tashmë është kualifikuar në Europa League.
Eliminohet: Celtic
Ndeshjet e fundit të raundit (13 dhjetor, 21:00): Atletico Madrid-Lazio dhe Celtic-Feyenoord.
GRUPI F
I kualifikuar: Borussia Dortmund
Vendi i parë: Garojnë Borussia Dortmund (10 pikë) dhe Paris Saint Germain (7). Ditën e fundit do të sfidohen në Gjermani dhe vetëm me fitore skuadra e Luis Enrique do të mund të kalojë gjermanët në renditje.
Vendi i dytë: të gjitha skuadrat janë ende në garë. Për ta arritur, Milan (5 pikë) duhet të fitojë në Newcastle (5) dhe të shpresojë që Borussia të fitojë kundër PSG. Nga ana tjetër, Newcastle mund të kualifikohet duke kaluar PSG-në në renditje, nëse mposhtin Milan dhe parisienët nuk fitojnë në Dortmund.
Vendi i tretë: një mes PSG-së (që nëse nuk kualifikohet në 1/8, aritmetikisht do të jetë në Europa League, Newcastle dhe Milan. Kuqezinjtë, megjithatë, absolutisht duhet të fitojnë në Angli.
Eliminohet: një mes Newcastle dhe Milan
Ndeshjet e fundit të raundit (13 dhjetor, ora 21:00): Borussia Dortmund-PSG dhe Newcastle-Milan.
GRUPI G
Të kualifikuar: Manchester City dhe Leipzig
Vendi i parë: Manchester City (15 pikë)
Vendi i dytë: Leipzig (9)
Vendi i tretë: Young Boys (4) që do të luajnë në Europa League
Eliminohet: Crvena Zvezda (1)
Ndeshjet e fundit të raundit (13 dhjetor, ora 18:45): Leipzig-Young Boys dhe Crvena Zvezda -Manchester City.
GRUPI H
E kualifikuar: Barcelona
Vendi i parë: Barcelona (12 pikë) ose Shakhtar (9). Ukrainasit mund ta kalojnë Barcelonën nëse mposhtin Porton dhe në të njëjtën kohë Barcelona humbet me Antwerp. Por, përveç kësaj, duhet të përmbysin golavarazhin, i cili për momentin i sheh rëndë në krahasim me blaugranat: 0 kundër +7.
Vendi i dytë: Barcelona, Porto (9 pikë) ose Shakthar. Me Barcelonën pothuajse me siguri të parën, dy skuadrat e tjera do të sfidohen për kualifikimin në 1/8 në përballjen direkte në Do Dragao. Me portugezët që kanë dy nga tre rezultate në favor të tyre.
Vendi i tretë: Porto ose Shakhtar në Europa League
Eliminohet: Antwerp (0 pikë)
Ndeshjet e fundit të raundit (13 dhjetor, ora 21:00): Porto-Shakhtar dhe Antwerp-Barcelona.
PËRMBLEDHJE E EKIPEVE TË KUALFIKUARA SI TË PARË
Bayern, Manchester City, Real Madrid, Arsenal
PËRMBLEDHJE E TË KUALFIKUARAVE SI TË DYTA
Leipzig, PSV
PËRMBLEDHJE E TË KUALIFIKUARAVE TË TJERA
Inter, Lazio, Real Sociedad, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Barcelona.
KUR DO TË HIDHET SHORTI I 1/8 TË CHAMPIONS?
Shorti për raundin e parë me eliminim direkt të edicionit 2023/24 do të hidhet në Nyon, në selinë e UEFA-s, të hënën më 18 dhjetor në orën 12:00.
A MUND TË SFIDOHEN NË 1/8 SKUADRA TË NJË SHTETI?
Jo, asnjë skuadër nuk mund të përballet me një të së njëjtës nacionalitet ose një ekip me të cilin janë takuar tashmë në fazën e grupeve.
1/8 E CHAMPIONS LEAGUE LUHEN ME DY TAKIME?
Po, ndeshjet luhen në dy takime. Skuadrat që përfundojnë të parat në grupe do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.
CILAT JANË DATAT E 1/8 TË CHAMPIONS LEAGUE?
Ndeshjet e para do të luhen më 13, 14, 20 dhe 21 shkurt 2024. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 5, 16, 12 dhe 13 mars.