Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETThyen masën e arrestin në banesë arrestohet 36 vjeçari lushnjar

Thyen masën e arrestin në banesë arrestohet 36 vjeçari lushnjar

Lushnjë – Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari me precedent të mëparshëm penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi Klevio Ahmeti kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi Kleviol Ahmeti është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit Kleviol Ahmeti 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në 19.03.2021, shtetasi Kleviol Ahmeti është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi Kleviol Ahmeti ka qenë i dënuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME