Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEAron Piper fotografohet me një këngëtare, por jo me Dua Lipën

Aron Piper fotografohet me një këngëtare, por jo me Dua Lipën

Dua Lipa ka tronditur fansat teksa e gjeti veten të përfshirë në një ‘trekëndësh dashurie’ me yllin e Netflix, Aron Piper dhe këngëtaren angleze, FKA Twigs (Tahliah Debrett Barnett).

Krijuesja e hitit “New Rules”, 26 vjeçare, ndezi thashethemet për një romancë kur u filmua duke kërcyer me Aron, 25 vjeçar, në një klub nate në Madrid, por vetëm një ditë më vonë, Twigs 34 vjeçare, publikoi një video duke e puthur me pasion aktorin e “Elite”.

Me të parë këtë, fansat shprehën tronditjen e tyre për situatën jo edhe aq të zakonshme, ndërkohë që u tha se mund të ishte për videoklipin e “Why Don’t You Love Me” me protagonist në klip Piper.

Dua Lipa dhe Aron Piper duke kërcyer së bashku?”, tha një përdorues i Twitter.

“Situata e Dua Lipës, Aron Piper dhe Fka Twigs është një episod i Elite”, tha një tjetër.

Pretendimet se ky ‘trekëndësh’ lidhet me ndonjë reklamë apo promovim e shton më shumë fakti se Twigs është në një lidhje dashurie prej dy vitesh me Matty Healy.

Ndërkohë Dua besohet se është beqare pas ndarjes nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME