Fier: Një sherr mes dy vllezërve me dy vllezërve të tjerë ka ndodhur dy ditë më parë në “Shdq të Madh” në Fier . Sherri mes katër personave ka qënë me dmëtime e thyerje sendesh ndërkohë që mes tyre ka pasur kanosje e kërcënime si dhe plagosje të lehta të kryera me dashje ka pohuar zyrtarishtë Drejtoria e Policisë Vendore në Fier në komunikatën e saj për shtyp.
Ngjarja është mbajtur e rezervuar për mediat deri në mesditën e sotme dhe nuk dihet aryeja përse një veprim i till nga ana e drejtorisë së policisë Fier.
Policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Sheq i Madh”, kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.
Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P.
Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij konflikti.