Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShqipëria në BE/ Rama: Amanet që duhet ta shlyejë PS

Shqipëria në BE/ Rama: Amanet që duhet ta shlyejë PS

Shqipërinë në Bashkimin Europian, Kryeministri Edi Rama e konsideron një amanet të të parëve si një trashëgimi për të brezat e ardhshëm dhe që do të shlyhet nga Partia Socialiste.

Kështu u shpreh kreu i qeverisë në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste që u mbajt sot në Tiranë.

Rama foli për divergjencat brenda Bashkimit Europian që kanë të bëjnë me zgjerimin e unionit:

“Shembulli konkret që ne e kemi është se Shqipëria ishte gati për të hapur negociatat qysh disa vite më parë dhe KE i cili bën vlerësimin objektiv, teknik, shikon faktet, nuk shikon sondazhet në një shtet apo shtet tjetër, ja kërkoi Këshillit jo një herë që Shqipëria është gati të hapë negociatat. Po Këshilli nuk e arriti konsensusin sepse në një moment Gjermania, Franca dhe Holanda, pastaj Franca dhe Holanda kishin arsyet e tyre politke për të mos ju bashkuar shteteve të tjera që e dhanë menjëherë dakordësinë e tyre.

Nuk mendoj se Suedia, Finlanda vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit në botë janë më pak parimorë kur vjen fjala për të gjykuar korrupsionin apo për të vlerësuar rrezikshmërinë nga korrupsioni të një vendi që duhet t’i japin votën, se sa Franca, Gjermania apo Holanda. Franca ka prej kohësh një filozofi tjetër të zgjerimit të BE dhe kërkon një reformim të brendshëm konceptual të gjithë organizimit të BE.

Ndërsa Holanda që është një vend ku skepticizmi tradicional ndaj zgjerimit është rritur shumë ka qenë vazhdimisht nën presionin e rritjes së forcave nacionaliste anti-BE. Dhe Shqipëria u bë pengu i asaj dinamike. Sa mbaruan zgjedhjet në Holandë, Holanda e zbuti pozicionin dhe Kryeministri holandez erdhi për herë të parë në Tiranë dhe konfirmoi mbështetjen e Holandës për të çeluar negociatat me BE. Tani ka dalë Greqia me arsyen e mosarsyes së saj për rastin që dimë i cili nuk ka asnjë lidhje me BE, as me kushtet e procesit të negociatave, as me ndonjë mangësi të Shqipërisë në këtë fazë të negociatave ku Shqipëria ka shkëlqyer, po nesër mund të dali dikush tjetër e kështu me radhë. Po pse për këta do ta prishim gjakun ne”?

FIX
FIX
Rekomanduar nga boost.al
Trahana e ngrohtë me salçiçe Dhie nga Fix

E për këtë arsye, Rama theksoi se Shqipëria duhet të jetë gati për Europën me të gjitha ligjet dhe me Reformën në Drejtësi.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe nuk duhet ta humbasim kurrë busullën që BE, Europa, vendi ku dielli lind andej nga perëndon, është amaneti ynë dhe është borxhi historik që të gjithë udhëheqësit i kanë pasur gjeneratës tjetër dhe këtë borxh kjo forcë qeverisëse do ta shlyejë. Dhe ne me qetësinë e vetëdijes dhe me durim heroik duhet të bëjmë detyrat tona me përkushtim. Sepse Shqipëria e gatshme si shtet anëtar i BE pavarësisht se a i hapet rruga sot a iu hapet rruga nesër, përpara sa t’i duhet Francës, Holandës, Gjermanisë, Greqisë, na duhet ne, i duhet fëmijëve tanë këtu në atdheun tonë ku ne duhet të sigurojmë për njerëzit e këtij vendi progresin pa kthim për një shtëpi të përbashkët me drejtësi europiane”, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME