Fier – Vijojnë kontrollet dhe hetimet, në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, në qytetin e Patosit, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, 1 peshore elektronike për ndarjen e saj në doza dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Sekuestrohet edhe automjeti që përdorte 33-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Klaudjo Osmënaj., 33 vjeç, banues në Ballsh.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, u gjetën 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.