Wednesday, October 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBayerni eliminon United nga Championsi, fiton Napoli dhe Reali 

Bayerni eliminon United nga Championsi, fiton Napoli dhe Reali 

Manchester United eliminohet që në fazën e grupeve të Champions League. Djajtë e Kuq pësuan një humbje 0-1 ndaj Bayernit në ndeshjen e fundit të luajtur në “Old Trafford”. Sfidën e vendosi një gol i shënuar nga Kingsley Coman në minutën e 71-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit Al, Copenhagen fitoi 1-0 ndaj Galatasaray me një gol të shënuar nga Leranger, teksa skuadra daneze shkon më tej si vendi i dytë. Kualifikohet dhe Napoli, që ia del me një fitore 2-0 ndaj Bragës. Një autogol i Saatci dhe një nga Osimhen i dhanë 3 pikët ekipit të Mazzarrit.

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën e fundit ndaj Sociedadit. Në këtë mënyrë ekipi spanjoll e mbyll në vendin e parë, ndërkohë që skuadra e Inzaghit si e dyta.

Reali Madrid e mbylli me pikë të plota fazën e grupeve pas 9 vitesh. Dopieta e Joselu dhe një gol në fund nga Ceballos i dha fitoren skuadrës së Ancelottit që do të kishte vështirësi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME