Këngëtarja Fifi, ka komentuar për herë të parë momentin kur i ra të fikët në edicionin e parë të Big Brother Vip.
Gjatë një interviste në “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se e ka përjetuar shumë keq mënyrën se si publiku e trajtoi ngjarjen,.
“Rënia e të fikëtit që më ndodhi u mor dhe u hiperbolizua, u shkatërrua. E bënë parodi dhe thanë që nuk më ranë të fikët , por e bëra vetë. Ishte e dhimbshme, e frikshme. Ishte edhe një periudhë që unë isha shtatzënë, dhe kur kam parë videot kam thënë pse i përdorin sërish. Nga ana tjetër po të thoja që isha shtatzënë, nuk mundesha dhe nuk doja ta tregoja, sepse nuk ngela shtatzënë për njerëzit, për social media.
Unë ngela shtatzënë sepse atë e kishte caktuar Zoti dhe për veten time. Zoti është i madh dhe nuk harron kurrë, nuk më ka lëshuar kurrë deri në greminë. Zoti më ka sprovuar për të më parë sa e fortë që jam dhe unë e di që jam e fortë dhe nuk dorëzohem kollaj. Madje unë e di që këto lotët e mi sot do të paragjykohen sërish”, tha Fifi.
Ndër të tjera artistja shpjegoi se gjithçka është gjykuar në bazë të videove të shkurtra që qarkullonin në rrjete sociale.
“Është një problem, ata të cilët kanë gjykuar se Fifi ka qenë toksike dhe mashtruese , ata nuk e kanë parë Big Brother VIP, por kanë ndjekur vetëm videot e shkurtuara në rrjete sociale që produksioni do të shesë. Nuk mundesh ta paragjykosh, një libër nga kopertina, këtë kanë bërë njerëzit me mua”, u shpreh ajo.