Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET3.7 mln € për Lefter Kokën/ Mirel Mërtiri: SPAK ka falsifikuar dokumentet

3.7 mln € për Lefter Kokën/ Mirel Mërtiri: SPAK ka falsifikuar dokumentet

Mirel Mërtiri tha sonte në emisionin “Çim Peka LIVE” se ka një arsye pse ka heshtur deri më tani.

“Unë jam një person që besoj te drejtësia dhe kjo është arsyeja pse nuk kam dalë në media të bëj deklarata dhe akuza të pavërteta. Kam 3 vjet që SPAK të bëjë drejtësi dhe të paktën për interesin publik, të dalë e vërteta, pasi investimet janë kryer të plota, veprat janë aty dhe askush nuk ka dalë prej SPAK-ut të thotë këto të vërteta, por ka krijuar vetëm situata, mashtrime nga fillimi deri në fund të kësaj dosje.

Pasi pritëm gjykatat dhe pritëm se çfarë do vendoste gjykata, duke e ditur se dosja ishte e kontaminuar, pra që provat janë të gjitha të manipuluara, i jam drejtuar SPAK-ut, më saktë në fillim Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kryetarit të SPAK, Altin Dumani që të më jepet mundësia të jap deklarimet e mia për dosjen e inceneratorëve. Përgjigjet qesharake do i lexoni aty. I jam drejtuar për të gjitha dosjet apo veprimet hetimore që po kryhen për impiantet e mbetjeve” – tha Mërtiri.

Ai u pyet se a kanë kaluar 3.7 milionë euro në llogaritë e kompanisë së Lefter Kokës nga inceneratori i Elbasanit. Mërtiri e mohoi duke thënë se dokumentet janë falsifikuar nga SPAK.

“Unë ua thashë që ato lekë nuk kanë kaluar te kompanitë e Lefter Kokës. SPAK i ka falsifikuar dokumentet dhe vlerat në të cilat këto kontrata janë zhvilluar” – tha Mirel Mërtiri.Lapsi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME