Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAHumb jetën 24 vjeçarja shqiptare pasi ra nga ndërtesa ku banonte

Humb jetën 24 vjeçarja shqiptare pasi ra nga ndërtesa ku banonte

Një 24 vjeçare shqiptare ka humbur jetën aksidentalisht në Itali, pasi ra nga një lartësi e madhe, në banesën ku ajo jetonte.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili, ku 24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën.

Sipas mediave, nëna e re ishte shqetësuar pasi i ishte mbyllur dera e shtëpisë dhe brenda ishin djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë tjetër e mitur e një mikeshës së saj dhe për këtë arsye tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.

Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME