Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREChelsea kualifikohet në gjysmëfinalen e Carabao Cup, VAR i anulon një gol...

Chelsea kualifikohet në gjysmëfinalen e Carabao Cup, VAR i anulon një gol Brojës

Chelsea kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, ndërsa eliminoi Neëcastle vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt në “Stamford Bridge” u mbyll me barazimin 1-1.

Ndeshja zhbllokua në minutën e 16’ nga Wilson që kaloi lehtësisht mbrojtjen e Chelsea-t dhe shfrytëzoi një gafë të Badiashile për të gjetur rrugën drejt rrjetës.

Pas dëmtimit të Enzo Fernandez, sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja u aktivizua në minutën e 32-të. Broja pati mundësinë për të gjetur golin e barazimit në minutë e 38-të por “perla” e realizuar nga shqiptari ishte “offside”.

Në minutën e 90+2’ Mudryk shfrytëzon një gafë të mbrojtjes së Neëcastle dhe barazon, duke e çuar ndeshjen te penalltitë. Në fund penalltitë mbyllen me rezultatin 4-2, me Chelsea-n që siguron kalimin në fazën gjysmëfinale dhe eliminon Neëcastle.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME