FIFA e ka publikuar sot renditjen përfundimtare të vitit 2023 për Kombëtare.
Pozitat e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk ndryshuan nga ranglista e muajit të kaluar.
“Dardanët” e shohin veten në vendin e 101-të me 1202.77 pikë, njëjtë si më 30 nëntor, kur ishte publikuar renditja e muajit të kaluar, ndërsa gjenden përpara Indisë dhe prapa Kazakistanit.
Kurse Kuqezinjtë, të cilët në muajin e kaluar e siguruan kualifikimin në Euro 2024, janë në vendin e 62-të, njëjtë si në nëntor, me 1382.69 pikë, përpara Irakut dhe prapa Ganës.
Kombëtaret nuk do të kenë ndeshje deri në muajin mars, kështu që nuk priten ndryshime në renditje as në muajt në vazhdim.
Renditjes i prin kampionia aktuale e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e Anglia.
Renditja e ardhshme e FIFA-s do të dalë më 15 shkurt 2024.