Saturday, September 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDetaje të reja nga plagosja e 26-vjeçarit në Fier, pse qëlloi polici

Detaje të reja nga plagosja e 26-vjeçarit në Fier, pse qëlloi polici

Zbardhen detaje nga ngjarja e mbrëmjes të së enjtes në qytetin e Fierit, ku një efektiv policie pjesë e patrullës, u detyrua të qëllojë me armë në kushtet e vetëmbrojte, duke plagosur në këmbë 26-vjeçarin Daniel Braçe.

Daniel Braçe ka qëlluar me grushte në fytyrë, efektivin e policisë Shkëlqim Jahelezi, pasi ky i fundit i refuzoi të riut të thyente postbllokun e ngritur për mbarëvajtjen e një koncerti në Fier.

Ky është bërë shkaku, që efektivi Shkëlqim Jahelezi, është detyruar të përdorë armën e shërbimit, duke plagosur në këmbë 26-vjeçarin Daniel Braçe, duke e lënë të plagosur.

Sipas policisë, 26 vjeçari në vendin e quajtur “Ish Globi”, në qendër të qytetit të Fierit, ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar nga policia, për shkak të zhvillimit të një koncerti festiv.

Ai është afruar me një automjet tip “Volksvagen”, duke tentuar të futet mes trupës së shërbimit të policisë, por efektivët nuk e kanë lejuar.

Në këto çaste Braçe ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me grushte efektivin e policisë Shkëlqim Jahelezi.

Efektivi, në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar me armë në drejtimt të 26-vjeçarit duke e plagosur në këmbë.

Ndërkohë, vetë efektivi Jahelezi, ka marrë plagë të shumta në fytyrë për shkak të goditjes me grushta nga 26-vjeçari.

Të dy, si efektivi ashtu dhe Daniel Braçe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa agjencia e mbikëqyrjes policore ka nisur hetimet për ngjarjen, teksa deri më tani nuk është ndaluar askush.

Daniel Braçe është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2019, ai u përfshi në një plagosje me armë, ku në spitalin e Fierit, i rrëmbeu armën e shërbimit një efektivi, duke plagosur me armë babain e dy vëllezërve, me të cilët ishte përfshirë në një konflikt në Levan.

POSTIME TË NGJASHME

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME