Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta reagon pas vendosjes së Berishës në arrest shtëpie: Akti ekstrem i...

Meta reagon pas vendosjes së Berishës në arrest shtëpie: Akti ekstrem i përndjekjes politike

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO për vendosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpiak ditën e sotme.

Meta u shpreh se vendimi i sotëm është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminimin e opozitës. Sipas tij “izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës” është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME