Një ditë para natës së ndërrimit të viteve, një i ri shqiptar është vrarë në Gjermani pas një sherri me një 30-vjeçar kurd.
Sipas tabloidit gjerman Bild mes tyre pati një debat të ashpër që solli përleshjen fizike, ku për pasojë viktimë mbeti 21-vjeçari nga Shqipëria.
Mësohet se ngjarja ndodh jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide.
Të riut iu dha ndihma e parë nga punonjësit e emergjencës, por fatkeqësisht ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
I plagosur mbeti edhe 30-vjeçari që u përfshi në sherrin me viktimën, ndërsa më pas ai është arrestuar nga autoritet gjermane.