Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTentuan të trafikojnë 100 kg kokαinë, Italia nxjerr në gjyq grupin e...

Tentuan të trafikojnë 100 kg kokαinë, Italia nxjerr në gjyq grupin e shqiptarëve

Zëvendësprokurori i Drejtorisë së Rrethit Antimafia të Xhenovës, Federico Manotti, ka kërkuar gjykimin e menjëhershëm të 7 të dyshuarve si trafikantë ndërkombëtarë të drogës me kombësi amerikano-jugore dhe shqiptare. Ata akuzohen se rrëmbyen një person në një tentativë të dështuar për të trafikojnë 100 kilogramë kokαinë nga Amerika e Jugut në Liguria të Italisë.

Gjyqi, që do të nisë më 26 shkurt, përfshin persona të moshës 26 deri në 42 vjeç. Dy të dyshuarit e tjerë janë hequr nga akuzat: Ardian Sufaj, 39 vjeç, me origjinë shqiptare, i konsideruar nga hetuesit si kreu i organizatës dhe i arrestuar në Shqipëri me bashkëpunimin e forcave të rendit dhe aktualisht i burgosur në një burg në Shqipëri dhe një tjetër burrë ende në arrati në Republikën Domenikane, shkruan Ansa.

Organizata ishte mbështetur në një punonjës porti xhenovez, i cili në fakt ishte një financier i fshehtë. Droga ishte sekuestruar gjatë një kontrolli në Panama dhe kishte futur në panik grupin, i cili kishte rrëmbyer edhe një person, ndërmjetësuesin midis punonjësit të portit dhe bandës, në përpjekje për të kuptuar se ku kishte përfunduar ngarkesa që tentuan të trafikojnë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME