Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI ftohti “pushton” Europën, temperatura deri në -7 gradë në Shqipëri

I ftohti “pushton” Europën, temperatura deri në -7 gradë në Shqipëri

Prej disa ditësh Europa veriore është nën pushtetin e masave ajrore tepër të ftohta, të cilat po zbresin nga veriu i kontinentit për në jug duke shkaktuar probleme të mëdha me qarkullimin dhe në infrastrukturë.

Për të tretën ditë me radhëm temperaturat në zona të caktuara të veriut të kontinentit kanë shënuar minus 40 gradë Celsius, ndërkohë që në Suedi është kapur rekordi i dy dekadave të fundit me -43 gradë Celsius.

Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta, bora dhe erërat e forta kanë penguar transportin në të gjithë rajonet e veriut të kontinentit, me disa ura të mbyllura dhe disa shërbime të trenave dhe trageteve të pezulluara, ndërkohë që në Francë dhe Britaninë e Madhe kanë ndodhur përmbytje.

Sa i përket Shqipërisë, masat e ftohta ajrore pritet të mbërrijnë gjatë fillimit të javës ku temperaturat pritet ët zbresin deri në -7 gradë celsius në zona si Bulqiza apo Korça

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME