Saturday, October 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjendet duke u djegur makina e autorëve të vrasjes në Vlorë

Gjendet duke u djegur makina e autorëve të vrasjes në Vlorë

Policia e shtetit ka dhënë të tjera detaje për ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23-vjeçari mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë.

“Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomataj, 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME