Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREISHP: Këshilla për t’u mbrojtur nga gripi

ISHP: Këshilla për t’u mbrojtur nga gripi

nstituti i Shëndetit Publik ka këshilluar qytetarët të bëjnë kujdes në këtë periudhë ku gripi ka prekur shumë qytetarë.

Gripi është sëmundje kalimtare për shumicën e njerëzve, por ISHP thekson se në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes.

ISHP ka renditur dhe disa këshilla që duhet të ndjekin qytetarët për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Njoftimi i ISHP:

Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes.

Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai i kalon në gojën apo në hundën e tij me duart e infektuara.

Ja disa këshilla që duhet t’i merrni në konsideratë për t’u mbrojtur nga gripi:

-Kollituni ose teshtini duke përdorur parakrahun ose krahun

-Lani rregullisht duart

-Mbani maskë mbrojtëse

-Përdorni shami me një përdorim kur teshtini ose kolliteni

POSTIME TË NGJASHME

Mjalt apo sheqer?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME