Superkupa e Spanjës i përket Real Madrid, që dominoi në El Clasico kundër Barcelonës në Riad. Përfundoi 4-1 me një super Vinicius, i cili realizoi një trigolësh në 39 minuta. Ndeshja e zhbllokua nga braziliani në minutën e 7′, dyfishimin pas tre minutash dhe 6 minuta nga mbyllja e pjesës së parë kompletimi i trisit me penallti. Në mes, goli i Leëandoëskit (33′) që bëri përkohësisht rezultatin 2-1. Më pas në pjesën e dytë Rodrygo (64′) e rrumbullakoi më tej rezultatin. Është trofeun i trembëdhjetë i Superkupës për Blancos.
SHOW I VINICIUS
Madrid i dërgon një mesazh shumë të qartë të gjithë Europës. El Clasico e dominuar 4-1 kundër Barcelonës vlen jo vetëm për Superkupën e Spanjës, por edhe ndërgjegjësimin se, në çdo kompeticion, do të duhet të përballesh me të besuarit e teknikut Ancelotti. Ndeshja në Riad u zhbllokua që në minutën e 7′, kur Bellingham, me një super pasim, shërbeu Vinicius. Braziliani dribloi Inaki Peña dhe e depozitoi në portën e zbrazët, me një festim si Cristiano Ronaldo. Kaluan vetëm 3 minuta dhe erdhi edhe goli i dytë, sërish nga braziliani. Këtë herë Vinucius me një prekje të lehtë pas asistit të bashkëkombasit të tij Rodrygo, i cili i shpëtoi pozicionit jashtë loje.
Ndeshja dukej e përfunduar, por në minutën e 33′ Blaugranat u zgjuan dhe Lewandowski ngushtoi diferencën. Gjithsesi, 2-1 zgjat vetëm disa minuta, sepse Araujo rrëzoi Vinicius në zonë dhe shkaktoi penalltinë që braziliani e shndërroi në tris për Blancos në minutën e 39′.
BARÇA I SHPËTOI MANITËS
Në pjesën e dytë situata u përkeqësua pasi në minutën e 64′ Real Madrid bëri poker. Krosimi i Vinicius mbërriti në këmbët e Rodrygo që bëri 4-1. E shtatë minuta më vonë, kampionët në fuqi të Spanjës mbetën me dhjetë lojtarë, sepse Araujo, mori kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e Xavi inferiore edhe në lojtarë. Ndeshja, e mbyllur, uli ritmin dhe çerek-orëshi i fundit i ndeshjes u kthye efektivisht një numërim mbrapsht drejt triumfit të Real Madrid. Superkupa e trembëdhjetë e Spanjës për Blancos. Një mbrëmje për t’u harruar për katalanasit: jo vetëm humbja, por edhe një turpërim i vërtetë.