Ditmir Bushati e nis sezonin e tij të tretë të podcastit Public Square me një bashkëbisedim me një figurë tejet interesante sikurse është gazetari Italian Roberto Saviano. Ai është një figurë e njohur publike tanime për shkak të denoncimeve kurajoze ndaj mafias italiane, kontrollit që ajo ushtron mbi strukturën e caktuar ekonomike në itali dhe krimin e organizuar.
Gazetari i librit “Gamorra” thotë se krimi i organizuar shqiptar është shumë, shumë i shtrirë dhe shumë kompleks dhe marrëdhënia mes mafies shqiptare dhe mafies italiane është një, janë një grusht i vetëm. “E ndiej të them se vendi ku kriminaliteti shqiptar është shumë më i fortë se gjetkë, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë”.
Saviano shprehet njësoj kritik për marrëveshjen e arritur mes Kryeministrit Rama dhe Kryeministres Italiane Meloni për refugjatët dhe mundësinë e sjelljes së një pjesë të tyre në Shqipëri. Në këtë marrëveshje ai rendit disa probleme duke nisur nga ato juridiksionale.
“Pra që juridiksioni italian do të shtrihej në një territor ekstra-europian, thjesht përmes shtrëngimit të duarve mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni. Kjo do të thotë se në atoqendra nuk do zbatohen ligjet shqiptare, por ato italiane. Të tjera problematike paraqet kjo marrëveshje edhe në raport me përzgjedhjen e refugjatëve që do të sillen në shqipëri, kush dhe si ua garanton të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare dhe së fundmi si do të mbrohemi nga organizatat kriminale?”.