Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETJa disa këshilla për gratë shtatzana në verë

Ja disa këshilla për gratë shtatzana në verë

Si pasojë e temperaturave të larta, stina e verës mund të jetë tepër e mundimshme dhe stresuese për gratë shtatzëna. Më poshtë disa këshilla të dobishme për tu përballur më lehtë me verën përvëluese.

Veshja: veshje të gjëra dhe të rehatshme, materiale si : pambuk, lino, mëndafsh, si dhe ngjyra të lehta të cilat nuk i thithin rrezet e diellit.

Kapele me strehë të gjerë, syze dielli të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen ndaj rrezeve UV. Sandalet duhet të jenë gjysëm numri më të mëdha për më tepër komoditet, me lartësi nga 3-4 cm në mënyrë që të jenë më të përshtatshme për shtyllën kurrizore si dhe për ënjtjen e këmbëve. Më të rekomanduara janë këpucët sportive dhe ato ortopedike. Shapkat me mirë t’i evitoni gjatë muajve të shtatzënisë.

Ushqimi: gjatë stinës së verës ushqimi duhet të jetë i pasur me perime të freskëta, fruta, proteina, drithëra dhe më tepër ujë. Ushqimet e kripura duhet ti kufizoni, por kjo nuk do të thotë se duhet ta përjashtoni plotësisht kripën.

Ushqimet të cilat duhet t’i shmangni gjatë verës për shkak të ndonjë helmimi të mundshëm janë: qumështi i pasterilizuar, vezët e paziera mirë, akulloret ose kremërat e përgatitura me vezë jo të freskëta, mishi jo i freskët, ton peshku, peshk -shpatë dhe disa lloje të tjera të peshkut për shkak të prezencës së zhivës. Duhet të shmangni djathrat e butë si dhe marrjen e tepërt të kafeinës dhe çajrave të fortë.

Udhëtimet: para se të udhëtoni duhet patjetër të kryeni kontroll tek gjinekologu juaj. Ai do të përcaktojë gjendjen tuaj dhe atë të fetusit dhe do t’ju thotë nëse duhet apo jo të udhëtoni.

Marrja e rrezeve të diellit: para çdo shfaqje në diell të paktën gjysëm orë më parë aplikoni krem mbrojtës kundra diellit me faktor 30 ose 50.

Noti: një nga aktivitetet ideale për gratë shtatzëna gjatë verës. Këshillohet hyrja gradualisht në ujë, duke përdorur këpucë për notim për të shmangur lëndime nga gurët. Gjithashtu, nuk rekomandohet larja në pishina për shkak të mundësisë së marrjes së infeksioneve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME