Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Dendias ka ekspozuar disa foto në llogarinë e tij Twitter, gjatë takimeve që ka pasur në Konferencën e Mynihut.
Në vjeshtë të vitit të shkuar Duçka ishte thirrur në SPAK ku qëndroi për rreth 4 orë për të dhënë shpjegime për aferën McGonigal. Kujtojmë që Ducka në këtë aferë kishte përfaqësim si këshilltar i Edi Ramës.
Duçka, një ish-këshilltar i Edi Ramës u lakua në çështjen Mcgonigal, ndërsa së bashku me Hillary Clinton dhe fondacionin e saj, ai ka lozur rol aktiv në organizimin e pritjes së afganëve në vitin 2021.
Duçka ka mbajtur dhe kanale komunikimi me qeverinë greke dhe gjeorgjiane për afganët dhe në disa raste ka ndërmjetësuar mes palëve për çështjen Beleri.