Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit për veprën penale ‘dhunë në familje’. Një 59-vjeçar u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj kushërirës.
Sipas policisë, i arrestuari tjetër është një 22-vjeçar, i cili ka goditur fizikisht babain e tij. Ky i fundit është pajisur nga autoritetet me urdhër mbrojtjeje.