Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPërdorni kakao para stërvitjes

Përdorni kakao para stërvitjes

Pijet e pasura me përbërës nga kakao mund të jenë të dobishme edhe për personat e mbipeshë, bëjnë të ditur studimet e reja australiane.

Një hulumtim i zhvilluar në rreth 20 personat të mbipeshë të moshës 55-vjeçare ka rezultuar me uljen e presionit të gjakut për mesatarisht 14%, ndërsa vetëm komponentin diastolik deri në 68%.

Rezultatet janë vërejtur te personat të cilët kanë konsumuar pijen nga kakao (që ka përmbajtur 701 mg flavanole) dy orë para stërvitjes intensive aerobe.

Flavanolet janë antioksidues të fuqishëm të cilët përveç që kanë efekt antiinflamator dhe antikancerogjen kanë treguar se janë edhe vazodilatator dhe antihipertenzivë të fuqishëm.

Është e pasur në magnez, i cili i siguron trupit energji dhe redukton stresin në të njëjtën kohë.

Te kakaoja, kafeina gjendet në sasi të vogla, nga 0.6-0.8 për qind. Alkaloidi në sasi më të madhe që gjendet te kakaoja është teobromina, në të cilën përqendimi i kotiledonit varion nga 2 në 2.7 %.

Këto substanca stimulojnë sistemin nervor qendror duke rritur përqendrimin dhe largojnë ndjesinë e lodhjes. Teobromina ka gjithashtu efekt në hapjen e venave koronare dhe renale, me efekt diuretik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME