Friday, December 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta sulmon Altin Dumanin: “Karafil”, “kushëriri i Nuredinit” kam 300 mijë Vojo...

Meta sulmon Altin Dumanin: “Karafil”, “kushëriri i Nuredinit” kam 300 mijë Vojo Kusha!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin se po bashkëpunon me Ramën kundër tij për të asgjësuar Partinë e Lirisë që ai e drejton. Gjatë ditës së djeshme në intervistën që dha në Opinion, Meta u shpreh se Dumani ishte takuar me ish-shefin e FBI-së, McGonigal, por kreu i SPAK i ka mohuar këto akuza.

Pikërisht në këtë moment, ndërsa ishte në një konferencë me gazetarët Ilir Meta me ton të lartë vijoi sulmin verbal ndaj kreut të SPAK duke e etiketuar si “kushëririn e Nuredin Dumanit” killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

Ndryshe nga ky, Meta tha se Altin Dumani po bëhet vrasës i pluralizmit. Jo vetëm kaq deklaratat shkuan deri në ‘kërcënim’ kur përmendi dhe Vojo Kushin kur u hodh mbi tankun e fashistëve, tetor 1942.

“Nuredimi vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqegjiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit” u shpreh Meta.

Pyetjes së gazetarëve nëse po e kërcënonte kreun e SPAK, ai iu përgjigj.

“Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik… Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë Ik se i ke punët keq… Laraskat mund ti kapin por PL ka 300 mijë Vojo Kusha, këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën” tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME