Nga ALB365 – E teksa lexon çdo ditë dhe dëgjon lajmet, vidiot , postimet e ndryshme në rrjete sociale për çmimet e kripura në plazhet e jugut të vendit, më shumë kuptojmë (ata që bëjnë pushime jashtë vendit) se sa të kripura janë çmimet për pushime jo vetëm për akomodimin në hotele apo shtepi të dhëna me qera por edhe çmimet në restorante apo lokale të ndryshme.
Për të pasur pushime të qeta e të këndshme pa shumë shpenzime mundësia të jepet pasi njeriu bën si gjen dhe sa ka.
E mira e luksi s’kanë fund dhe njeriu shpenzon sipas mundësive. Nuk është luks të shkosh e të pushosh me familjen një javë jashtë vendit por gjithmonë kur di sa ke planifikuar një buxhet për të shpenzuar.
Për një familje tre antarëshe një garsonjerë e gjen 40 euro (ka dhe më shtrenjtë) nata në Korfuz, dhe shpenzimet mesatare normale per drek e darke shkojnë rreth 100 euro ndërkohë që një pazar në supermarket diku tek 150 euro vetëm për mëngjeset e një jave qëndrimi është i mjaftueshëm.
Dikush mundë të thojë që po shkon për pushime dhe duhet shpenzuar. Dakort jam, por njeriu harxhon dhe 500 mije Euro për një javë nëse i ka, flasim pushime normale jo luksoze.
Por me një mijë euro sa mund të pushosh në jugun e Shqiplrisë?!
Një natë hoteli shkon 80 deri 100 euro, 70 deri 100 euro shkojnë edhe banesat për një natë pa llogaritur parkimin e makinës, ujin, kafetë, shezlongët nga 20 euro e siper, pa folur për drekën apo darkën. Po mirë thotë dikush, sufllaqe e hamburger dhe pushimet bëhen.
Dakort jam sepse dhe kënga e Ermal Mamaqit e thotë hajde buk shalqi, djath e xhiro me gomerdare, por flasim për pushime normale. Njeriu duhet të di sepse i racionon e i shpenzon ato që ka, e thënë shkurt di ta nikoqirepsi jetën e tij me ato të ardhura që ka. Nuk e kam fjalën për klasën e pasur si Zamir Manen e Gjergj Lucën me shokë por për atë shtresën e mesme, ja kështu si unë.
Nga çdo zonë e ishullit të Korfuzit mund të shkosh në qëndër të tij me pak lekë, autobuzë urban që lëvizin çdo 15 minuta nga mëngjesi deri pas mesnate dhe një biletë vajtje – ardhje kushtonte 2,8 Euro pa folur për shërbime taksi apo motorra e makina me qera.
Në një pjesë të mirë hotelesh veç ujit të detit të afrohej edhe pishina sikundër dhe shërbimi i personelit në shumë lokale ishte tepër korrekt, pastër.
E se harrova.
Unë me një mijë euro i kalova 7 ditë në Korfuz, tre persona. Plazhe të pastra, det i pastër, pa motoskafe varavingo mes pushuesve që notonin në det, ushqim bio, i shijshëm, prodhime deti të freskëta dhe tradicionale, dashamirësia e banorëve e mikpritja e tyre. Nuk u bëri përshtypje sikundër as mua që në Greqi nuk janë të gjithë “Jorgo”, por ka edhe Bruno edhe Xhevat ( emrat e tavernave) që kanë taverna me gatime që të shijonin sa kur mbaronte ushqimi e fshije pjatën me bukë e pastaj lëpije gishtat, jo se nuk kish ujë e sapun për ti larë, por se të shijonte ajo që ata gatuanin dhe çmimi që paguaje.
Dhe në fund me të drejtë ndien brenda vetes atë zërin që të godet kraharorin e të shkund, po mirë more për të shpikur nuk dimë të shpikim apo të gjejmë shtigje të reja , por as për të kopjuar nuk dimë, shkojmë e kopjojmë atë të keqen. E kjo vjen nga babëzia e pronarëve apo menaxherëve, zhvat sot se nesër nuk dihet.
Aaaaaa se harrova. Një Verë të mbarë për të gjithë nga Korfuzi me ALB365