Vëllezërit fierakë të akuzuar për trafik heroine në 7 episode drejt Danimarkës

Nuk kanë të ndalur dosjet e partnerëve ndërkombëtare që vijnë për çështje të trafikut të drogës. SPAK njofton se ka prangosur një person dhe ka ekzekutuar masën detyrim paraqitje ndaj një tjetri, pasi pasi rezultojnë pjesë e një grupi criminal që ka trafikuar heroinë drejt Danimarkës në të paktën 7 raste.
Në kuadër të këtij operacioni ka përfinduar në pranga shtetasi, Marsel Liçaj, teksa ndaj Ermal Liçajt është aplikuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit, të dy vëllezër nga Fieri
Ky operacion u zhvillua nga SPAK me kërkesen e autoriteteve daneze, teksa hetimet kanë nisur që prej vitit 2023 ne atë që konsiderohet “Operacioni Bacchus”.
Marsel dhe Ermal Liçaj akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në “grup të strukturuar kriminal”.
Ky grup kriminal, i përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, ka trafikuar heroinë nga Suedia drejt Mbretërisë së Danimarkës në të paktën shtatë episode, gjatë periudhës 1 tetor 2023 – 23 janar 2024.
Sipas SPAK lënda narkotike përzihej me substanca të tjera, si paracetamol dhe kafeinë me synim rritjen e fitimeve.
Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë identifikuar dhe proceduar tre persona në Danimarkë, mes tyre dy shqiptarë dhe një shtetas i huaj, si dhe dy persona të tjerë në Shqipëri, të dyshuar si pjesë e aktivitetit kriminal.

Ermal Liçaj

Marsel Liçaj











