Protestuesit e opozitës u zhvendosën nga sheshi para kryeministrisë, përpara Bashkisë së Tiranës.
Edhe aty u hodhën molotovë në drejtim të godinës.
Nuk munguan as përplasjet me policinë.
Në drejtim të godinës, në katin e dytë, janë hedhur një sërë shishesh me lëndë djegëse duke i vënë flakën dritares.
Më pas protesta u përmbyll në selinë e PD-së.