Fier – Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim E. T., banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Ll., 47 vjeç dhe R. M., 59 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-A. R., 19 vjeç dhe L. B., 18 vjeç, të dy banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin pa targa, që shtetasi A. R. e drejtonte pa leje drejtimi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse (thika) që i posedonin këta shtetas.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. B., 65 vjeçe, banuese në fshatin Grabjan, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e saj.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 72 vjeç, banues në Divjakë, pasi biçikleta që drejtonte është përplasur me një motomjet. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.